Vdes një femër në Deçan, familjarët akuzojnë mjekët

 

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast të vdekjes së një femre në Deçan.

Sipas raportit thuhet se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

 

 

“Sipas familjarëve e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

\RTV-Okarina\