Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetari i Kuvendit, Konjufca, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës.
\RTV-Okarina\