Në renditjen botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare Kosova ka rënë tri vende më poshtë, si pasojë e dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar.
Kombëtarja e Kosovës zë vendin e 120-të në renditjen e re të FIFA-s të publikuar të mërkurën.
Në ranglistën paraprake, Kosova renditej e 117-ta me 1155 pikë në përgjithësi.
\RTV-Okarina\