Vdes 7-vjeçari pas goditjes nga vetura, policia jep detaje

 

Një fëmijë i moshës 7-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë dje rreth orës 16:30 në në fshatin Rusinovc.


Lajmin e ka konfirumar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë. Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Ahmeti.

 

 

E në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se personi që shkaktoi aksidentin është shtetas i Suedisë.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

\RTV-Okarina\