Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë

 

Thomas Schieb, ambasadori gjerman në Beograd,  deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por që ishte i domosdoshëm një reagim sepse ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.

“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB (për fillimin e veprimeve ushtarake). Por duhet të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, tha ai.

 

 

Diplomati gjerman në Serbi tha se bombardimi ishte “shumë i vështirë për Serbinë, por që nuk duhet të harrojmë se nuk ndodhi thjeshtë.”

“Problemi ishte gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, të gjitha mjetet diplomatike ishin përdorur më parë”, shtoi ambasadori gjerman.

/RTV-Okarina/