Sot fillon vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeç.
Sipas një komunikate për media të MSh, vaksinimi i kësaj grupmoshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.
Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”.
Siç bën të ditur njoftimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, për grupmoshën nga 80 deri në 84 vjeç, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.
Më herët është bërë e ditur se personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.
Më poshtë mund ta shihni orarin e vaksinimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.
\RTV-Okarina\