Osmani pret në takim kryeministrin Kurti, diskutojnë për koordinim ndërinstitucional për politikë të jashtme dhe mbrojtje

 

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimin e parë koordinues ndërinstitucional, Kryeministrin Albin Kurti, si dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Presidentja Osmani diskutoi me kryeministrin Kurti nevojën e krijimit të mekanizmave të përbashkët koordinues në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes si dhe çështjes prioritare të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinave kundër COVID-19. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u dakorduan se përpjekjet e përbashkëta, si dhe adresimi i koordinuar i këtyre temave, do të sjellë rezultate më konkrete.

 

 

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pajtuan për bashkërendim të rregulltinstitucional mes institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës në realizimin e synimeve të përbashkëtaqë lidhen me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe sigurinë kombëtare.

Ata po ashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet për adresimin e nevojave të menjëhershme të qytetarëve që lidhen me pasojat shëndetësore dhe ekonomike nga pandemia COVID-19.

/RTV-Okarina/