Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies, bënë homazhe tek varri i dëshmorit, Shefqet Kerolli, në Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Marinë.
Tutje vazhduan me homazhe edhe në fshatin Polac, për ti nderuar gjithë martirët e rënë në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme, nderimi për ta është obligim i ynë moral e institucional.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, shkruan ndër të tjera Jashari.
/RTV-Okarina/
Bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteran të UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, në 22…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Wednesday, April 7, 2021