Një person ka rënë nga ndërtesa ku edhe ishte duke punuar.
Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Ferdi Curri” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
“Rr. Ferdi Curri, Prishtinë, 06.04.2021 – 16:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, bën të ditur policia.
Ndërkohë, policia ka arrestuar pronarin e kompanisë ku ishte duke punuar viktima.
“Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
\RTV-Okarina\