Javëve të fundit jem përballur me një rritje të dukshme të rasteve me Covid-19.
Pa u anashkaluar ky virus përveç të rriturve ka prekur edhe fëmijët.
Drejtoresha e Pediatrirsë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Drita Qosaj tregon, se si është gjendja në këtë klinikë.
“Në Kliniken e Pediatrisë prej fillimit të pandemisë janë mjekuar 107 femijë të diagnostikuar me Covid 19. Në njesin Covid për mjekimim e femijëve e cila punon në kuadër të Klinikes së Pediatrisë, aktualisht janë duke u mjekuar 5 femijë. Prej këtij numri të femijëve, asnjeri nuk është në oksigjenoterapi”, ka thënë Qosaj për IndeksOnline.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit betejën me Coronavirus e kanë humur 8 persona e 489 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.