Kamberi drejtuar Bernabiq dhe Vuçiq: Shpresoj që ky libër të ju shërbejë në detyrat tuaja shtetërore pa paragjykime 

 

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë,  i ka bërë dhuratë kryeministrit dhe presidentit serb, nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit  në kulturën serbe”.

Kamberi shpreson që ky libër t’i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

Postimi i plotë:

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kreministres Bernabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një kopje të librit të autorit Aleksandar Pavloviq “Shqiptari imagjinarë – Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe”.

Libër ky që në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Shpresoj që do t,i shërbejë në ushtrimin e detyrave të tyre shtetërore pa paragjykime.

PS: Dy kopjet e librit i mora dhuratë nga autori të cilin e falënderoj.

/RTV- Okarina/

 

Ashtu siç i kisha premtuar, sot, kryeministres Ana Brnabiq dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq ia dërgova dhuratë nga një…

Posted by Shaip Kamberi on Tuesday, April 6, 2021