Shtyhet seanca e Liburn ALiut

 

Seanca për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu është shtyrë deri më 30 prill.

Kjo ndodhi pasi që të gjithë avokatët nuk ishin pajisur me shkresat e lëndës.

Më 24 korrik të vitit 2020 ishte ngritur aktakuzë ndaj Aliut për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

 

 

Pos tij  për të njëjtën vepër akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

/RTV-Oarina/