Vjosa Osmani-Sadriu, sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e presidentes të Republikës së Kosovës, dy ditë pasi është votuar në Kuvend.
Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, për shkak të situatës me pandeminë s’do të organizohet ceremoni e inaugurimit, por do të ketë një sërë aktivitetesh për të shënuar pranimin e detyrës.
Sipas agjendës së nisur nga Zyra për Informim, ceremonia do të nisë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.
/RTV-Okarina/