Mbrëmë ndodhi një vrasje e rëndë në fshatin Gradicë të Drenasit, ku mbeti i vdekur një 15-vjeçar dhe është plagosur rëndë babai i tij.
I dyshuari për vrasjen e të riut është dorëzuar sot në mëngjes në polici. Këtë e ka konfirmuar zëdhënja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast.
Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, thotë Ahmeti.
\RTV-Okarina\