Haradinaj kujton bashkëluftëtarët e tij

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, në 22-vjetorin e rënies.

Për Sadri Zenelin, shkruan se ka qenë mësues, prijës popullor, komandant lufte dhe siç thotë Haradinaj, i pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione.

“Jabllanica e Gjakovës i dha Luftës Çlirimtare, disa prej luftëtarëve e komandantëve më të zot, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave kundër armikut”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në facebook.

 

 

“Në 22-vjetorin e rënies, kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët që ranë, Arben Mehmetaj, Bajrush Mehmetaj, Ramë Mehmetaj, Lan Rexhaj, Islam Ademaj, Ali Rama dhe Fitim Rexha”, vazhdoi tutje ai.

Haradinaj u shpreh se Shteti që është ndërtuar mbi themelet e ngritura nga luftëtarët e lirisë, ka histori, krenari e të ardhme, derisa respekton sakrificën e tyre.

/RTV-Okarina/

 

Mësues, prijës popullor, komandant lufte. I pari në rezistencë kundër okupimit, e i pari në aksione.
Kështu ishte…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, April 5, 2021