Leart Paqarada ka marr vendim final për të mos e përaqësuar Kombëtaren e Kosovës.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar tifozët ‘Dardanë’ se nuk do të jetë pjesë e Kosovës përderisa aty trajner do të jetë, Bernard Challandes,
Por, njohësi i sportit në vendin tonë, Bylbyl Sokoli tha në emisionin, “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”, se vepirmi i Paqradës në radhë të parë i bën dëm atij pastaj Kosovës.
“Paqarada ka qenë një futbollist që gjithmonë është angazhuar dhe ka qenë në shërbim duke dhënë maksimumin”, tha ai.
“Kohëve të fundit ka qenë standard dhe ka përjetuar formë të mirë dhe me siguri është prekur që nuk është inkuadruar sepse ka pritur që do të inkuadrohet”, shtoi ai.
“Unë, veprimin e Paqaradës e shoh të dëmshëm për Paqaradën, veprimin e tij si dukuri unë nuk e mbështes sepse mund të krijojë jostabilitet brenda grupit”, tha “Profa”.
“Trajnerët shkojnë e vijnë por, ne jemi përfaqësuese e re dhe po krijojmë disa rregulla dhe shprehi që duhet respektuar dhe pikësëpari mendoj që me këtë veprim ai dëmtoi vetën dhe skuadrës”, shtoi ai, percjell Indeksonline
“Është dashur që të komunikohet me trajnerin dhe të kërkohet hapësira, sepse mendoj që ka vend për Paqaradën në këtë përbërje sepse është relativisht i ri dhe ka perspektivë”, tha Sokoli.
“Mendoj që Paqarada është ngutur, ai dëmtoi vetën dhe dëmtoi skuadrën sepse rregullat duhen respektuar në Kombëtare dhe është dashur që të sqarohej që ky veprim të mos ndodhë sepse kjo është në dëm të Kombëtares tonë”, përfundoi Bylbyl Sokoli.