Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës në Rezallë.
Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar për të kaluarën e vendit dhe gjakun e dëshmorëve e Martirëve.
“Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Postimi i plotë:
Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.
Njëzetedy vite më pas, kujtojmë jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.
Jemi ende në kërkim të të pagjeturve, që janë plagë e hapur e shoqërisë. Ata i japin më shumë zë, thirrjës sonë për drejtësi.
Përulem para sakrificës, përjetësisht! RH