Borrell uron Vjosa Osmanin

 

Përfaqësusi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Borell ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës tash të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

 

 

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhje Presidente e Kosovës, Vendet e BE-së mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, është shprehur Borrell.

“Me institucionet e reja, Kosova tashmë mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. shkroi ai.

\RTV-Okarina\