Lukas Mandl: Liberalizimi i vizave duhet të ndiqet tani

 

Në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani“, u shpreh Mandl.

 

 

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.

 

/RTV-Okarina/