Një person në Uçë të Istogut ka hasur në eshtra të njeriut, gjersa po punonte me eskavator.
Me të parë mbetjet mortore, i njëjti ka lajmëruar rastin në institucionet relevante duke ndaluar punimet.
Njësiti për krime lufte ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve.
Rasti mbetet nën hetime.
/RTV-Okarina/