Shkëmb Manaj drejtuar deputetëve: Vendi futet në krizë kushtetuese dhe institucionale nga mos zgjedhja e presidentit

 

Ish-deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, teksa flet për çështjen e presidentit, ju çon mesazh deputetëve të partisë së tij se pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë për pjesëmarrjen në procesin e votimit.

Ai thotë se mos zgjedhja e Presidentit të Republikës në këtë fazë kur vendi ka ushtrues detyre të Presidentit, e fut vendin në krizë kushtetuese dhe institucionale.

 

 

” Prandaj, në këtë frymë, mendoj se kolegët tonë, pavarësisht bindjeve dhe arsyeve të tyre, duhet ta marrin parasysh vendimin e Kryesisë së LDK-së për pjesëmarrjen në procesin e votimit për të zgjedhur Presidenten/in sepse kështu do të tregojnë respekt, maturi politike dhe disiplinë partiake, por edhe përgjegjësi do të thoja për të ushtruar detyrën e përfaqësimit të popullit në Kuvend të Republikës”, ka shkruar ai.

/RTV-Okarina/