Haradinaj: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ka ndryshuar

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentes.

Haradinaj në një konferencë për media deklaroi se AAK-ja nuk është ftuar për asnjë diskutim as nga kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe as nga kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

 

 

“Ne kemi mirëpritur mundësinë me bisedu me fituesin e zgjedhjeve më këtë rast me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe zonjën Vjosa Osmani – mirëpo nuk kemi marrë prej tyre ndonjë propozim ose kërkesë apo edhe marrëveshje politike për të votuar Qeverinë ose Presidentin”.

“Ata nuk kanë kërkuar nga ne bashkëpunim dhe vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së Vetëvendosjes për presidente”.

“Pashë një njoftim se LDK ka një vendim të tillë dhe kjo është një marrëdhënie e re mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Por, sa i përket marrëdhënies Aleancë-Vetëvendosje nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Haradinaj.

\RTV-Okarina\