Edhe 1300 farmacistë presin të futen në listën e vaksinimit me vaksinën antiCovid

 

Arianit Jakupi, Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, në një intervistë ka thënë se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që farmacistët e licencuar të futen në listë për vaksinim.

 “Natyrisht edhe kjo kategori e profesionistëve shëndetësor duhet të mbrohet edhe për këtë arsye duhet të mbrohemi dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe si odë ne kemi dërguar listat e farmacistëve të licencuar duke i kategorizuar edhe në bazë të vendbanimit në mënyrë që të bëhet një listë e përgjithshme e profesionistëve ku pastaj ato thirren lista për të marrë pjesë që të vaksinohen”, është shprehur ai.

Jakupi ka treguar se kanë pasur dy takime konsultative me MSh-në në mënyrë që mos të bëhen gabime në lista.

Sipas Jakupit janë gjithsej 1300 farmacistë që ka Oda prej të cilëve 650 janë në kontakt direkt me virusin.

 

 

“Oda e Farmacistëve ka në listën e anëtarëve të saj rreth 1 300 farmacistë nga të cilët një pjesë mund të jenë farmacistë që janë dhe jetojnë në shtetet e jashtme pra kësaj liste mund t’i hiqen rreth 100 farmacistë”, tha ai.

 “Nuk mund të ketë neglizhim sepse kjo është një çështje e rregulluar në planin e vaksinimit edhe plani është i hartuar nga Instituti Kombëtar. Janë profesionistët shëndetësor kategori e përcaktuar me ligj dhe nuk mund të ketë anashkalime”.

“Në mes të profesioneve shëndetësor përcaktohen prioritet sepse farmacistët ndoshta nuk mund të dalin para infektologëve apo para anesteziologëve”, ka përfunduar Arianit Jakupi.

/RTV-Okarina/