Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e zgjedhjes së Presidentit.
I pari i LDK-së ka thënë se këtë vendim e ka marrë partia dhe se është traditë e LDK-së të ndërtojë marrëddhënie në krijimin e institucioneve.
“Në politikë unë e LDK-ja nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Me forcën politike që kemi momentalisht kam patur dyshim, të mos marr pjesë në seancë, ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar votën e qytetarëve.
Kemi zgjedhur të dytën. Kemi bërë kështu unë dhe kolegët e mi. Kam refuzuar kalkukimet politike sepse LDK nuk e ka këtë metodë. Për të dhënë zgjidhje e stabilitet kam mbajtur tri takimi diskutuese.
Pas një diskutimi të hapur e me argumente, LDK të merr pjeë në votimin për presidentin e vendit. Pres që secili deputet të respektoj këtë vendim.
Pres nga secili deputet të sillet si institucionalist. Ne synojmë që ti jepim Kosovës një proces normal parlamentar” ka thënë Abdixhiku.
/RTV-Okarina/