Një propozim rreth vaksinimit e ka dhënë edhe Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka propozuar që prioritet i shtetit duhet të jetë vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që po mbahen në Hagë.
Sipas Sherifit, ka plotë gjashtë muaj që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk i kanë parë familjarët e tyre.
Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë proritet i shtetit!
Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut:
-vizita e familjarëve të tyre, mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura!
/RTV-Okarina/