Sot mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

 

Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, sot mbajnë seancën e radhës në Hagë.

 

 

Seanca do të mbahet në ora 15:00 dhe është seanca e tretë lidhur me ecurinë e çështjes, njofton Klan Kosova.

Gucati dhe Haradinaj akuzohen se në prill dhe shtator të vitit 2020 kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për persona të tjerë.

\RTV-Okarina\