Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Phillip Kosnett.
Me këtë rast Kosnett e ka uruar Kurtin, për marrjen e detyrës në krye të ekzekutivit, dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave anti-COVID në Kosovë.
I pari i shtetit, e falënderoi diplomatin amerikan për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë.
Kurti tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner i pazëvendësueshëm për Kosovën.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet”.
Kosnett dhe Kurti, diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
/RTV-Okarina/