Dje në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, Suedia ishte mysafir i Kosovës, ndeshje, e cila përfundoi me rezultat 0-3, në favor të Suedisë.
Gazetari suedez i Sportbladet, Erik Niva ka shfrytëzuar vizitën e tij për të bërë një reportazh të shkurtër në Kompleksin Memorial, Adem Jashari.
Ai ka shpjeguar ngjarjet që kishin ndodhur në familjen Jashari duke mbetur pa fjalë derisa po i lexonte mbiemrat e njejtë të dëshmorëve të familjes legjendare.
“Një vend dhe një futboll i lindur në gjak” e ka titulluar reportazhin gazetari suedez, Niva.
Postimi i publikuar në rrjetet sociale ka pasur komente pozitive edhe nga vetë suedezët që kanë kritikuar ashpër dhunën serbe të shkaktuar në Kosovë.
/RTV-Okarina/