Alarmante! 733 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

 

Nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, sot komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covidit-19 në Gjilan, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Xhemaili ka njoftuar se aktualisht në Gjilan janë 733 raste aktive, 106 prej të cilëve gjenden në spital.

Xhemaili u ka apeluar qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

 

 

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 17.388 mostra, 4.936 kanë rezultuar pozitivë, 4.080 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 733 raste janë aktive, të shtruar në spital me COVIDIN janë 106 persona dhe 93 mostra në pritje për  rezultate.

/RTV-Okarina/