Axha i selektores së Kosovës, Aferdita Fazliu ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, shkaku i covid-19.
“Lamtumirë axha im…😭Sot herët në mëngjes, sipasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19, vdiç më i dashuri ynë, axha, Prof. Dr. Kajtaz Fazlija – Lutani.” tha Fazliu
Gjithashtu varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e fshatit Turiqec,dhe për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, varrimi do të bëhet vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar, kurse e pamja nuk do të mbahet.
Postimi i plotë:
Lamtumirë axha im…😭
Sot herët në mëngjes, sipasojë e komplikimeve të shkaktuara nga COVID-19, vdiç më i dashuri ynë, axha, Prof. Dr. Kajtaz Fazlija – Lutani.
I ndjeri la pas vetes familjen dhe një veprimtari të pasur shkencore e akademike ku për më tepër se 40-të vite ishte profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, atë të Zagrebit e deri në Amerikën e largët.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e fshatit Turiqec.
Për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, jemi të detyruar që varrimin ta bëjmë vetëm me prezencën e rrethit të ngushtë familjar, kurse e pamja nuk do të mbahet.
***
Të bëftë shpirti dritë!
Të pikëlluar,
Familja Fazlija dhe gjithë farefisi i gjerë