Jashari bënë homazhe tek varret e dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi dhe Mexhit Miftari në Morinë


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari  bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë sot ka bërë homazhe tek varret e dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi dhe Mexhit Miftari, në Morinë.

“Lavdi e përjetshme për dëshmorët Xhavit Dobra, Arsim Gashi, Mexhit Miftari dhe gjithë dëshmorët tjerë e martirët e Lirisë.” tha Jashari

POSTIMI I PLOTË:
Në 22 vjetorin e rënies së dëshmorëve Xhavit Dobra, Arsim Gashi dhe Mexhit Miftari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë bëmë homazhe e vendosem lule tek varret e tyre në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët Xhavit Dobra, Arsim Gashi, Mexhit Miftari dhe gjithë dëshmorët tjerë e martirët e Lirisë .