Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:30, ka arrestuar dy të mitur në Prizeren.
Ata janë arrestuar pasi që nën kërcënimin e thikës, i kanë detyruar dy të mitur të tjerë që të ua japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme.
Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.