634 persona gjobiten për mosrespektim të masave anti-covid

Policia e Kosovës përmes raportit 24orësh ka njoftuar se janë gjobitur 634 persona për mosrespektim të ligjit anti-covid.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 1436 tiketa, për shkelësit e rregullave të komunikacionit, dhe kanë ndodhur 42 aksidente.

Gjithashtu sipas raportit 24 të Policisë së Kosovës, dje janë arrestuar 38 persona, ku 15 persona janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 vuajtje të dënimit.

/RTV-Okarina