Në rast se e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të arrestuar një të kërkuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për 25-vjeçarinm, Edison Ademi.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.