Spanja vazhdon të sheh ëndrra me sy hapur. Ky shtet i madh dhe serioz vazhdon të ketë probleme me një vend të vogël siç është Kosova, percjell Gazeta Blic.
Gazeta më e madhe në Spanjë ‘AS’ ka bërë një skandal të madh. Ata nuk ia kanë vendosur Kosovës emrin (KOS) në tabelën e prezantuar më poshtë:
Për këtë ka reaguar edhe gazetari, Javi Gomez, duke iu drejtuar kolegëve të tij: Edhe Kosova ka emër…
Señores do @diarioas: ese país ten nome, Kosovo @Kosovo__ESP pic.twitter.com/5c1XX3HAL8
— Javi Gomez 🔻 (@oavrego) March 26, 2021