22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e së premtes në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha, ka vendosur kurora lulesh te Lapidari i Martirëve në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Për nderë të kësaj masakre është hapur edhe një muze në qendër të këtij qytetit.

Më pas Haradinaj ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve.