Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
E gjithë kjo për të nderuar viktimat e masakrave serbe mbi popullatën civile 22 vite më parë.
Në ora 11:00 Kurti do të bëjë Homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe dhe në ora 11:30 tek Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël.
Ndërsa, në ora 12:30 Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës.
Kujtojmë së Masakra e Krushës së Madhe është një ndër më të rëndat të kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.
\RTV-Okarina\