Cramon kërkon urgjentisht nga BE-ja furnizimin e Kosovës me vaksina antiCovid

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të furnizojë Kosovën me vaksinat kundër COVID-19 sa më shpejt që është e mundur.

“Një problem shumë aktual është gjithashtu mungesa e furnizimit me vaksina në Kosovë. Kapacitetet e prodhimit këtu në Bashkim Europian janë aktualisht duke u rritur dhe kjo duhet të dërgojë në një furnizim shumë më të mirë për Kosovën sa më shpejt që është e mundur.

 

 

BE-ja duhet ta mbështesë vaksinimin e shpejtë të personelit shëndetësor dhe grupeve të tjera më të rrezikuara nga COVID-19”.

Ajo këto komente i ka bërë në mbledhjen e Parlamentit Europian ku është duke u shpalosur Raporti i Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

/RTV-Okarina/