Fjolla Morina dënohet me gjashtë vjet burgim

 

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, është dënuar me gjashtë vjet burgim nga Gjykata e Kukësit,  pasi ajo akuzohet për trafikim të armëve.

Avokatja Aurora Guska, tha se do të ankohet ndaj këtij vendimi të gjykatës, ku ajo theksoi se Morina ka pasur në çantë vetëm një armë dhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”, raporton abcnews.al

 

 

Këngëtarja kosovare u arrestua më 19 shtator të vitit të kaluar në pikën kufitare të Morinës, ku brenda makinës asaj iu gjetën dy armë zjarri.

Fjolla Morina u arratis më 20 janar pasi Gjykata e Kukësit, vendosi ndaj këngëtares të vazhdonin në arrest- shtëpiak.

Banesa ku Morina qëndronte me qira ishte në Kukës. Policia shkoi për kontroll, por nuk e gjeti në banesë dhe nisi hetimet.

Këngëtarja pak ditë më parë i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit të saj në Maldive. Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u  komentua gjatë në mediat rozë.

\RTV-Okarina\