Kjo masakër është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Shumë persona nga ky fshat vazhdojnë të jenë të pagjetur.
Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.
\RTV-Okarina