Sermaxhaj realizon seancën e parë stërvitore me ekipin e Drenicës

Sermaxhaj ka filluar menjëherë me punë te skuadra e Drenicës, teksa  tri orë pasi u zyrtarizua nga klubi, ai zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore.

Sami Sermaxhaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e KF “Drenica”, dhe është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv, Lulzim Fazliu.

 

Sermaxhaj do ta udhëheq ekipin e Drenicës deri në përfundim të këtij stinori.

Gjithashtu, kujtojmë që KF “Drenica” ndodhet në vendin e nëntë me 27 pikë.