Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Kf “Drenica”

 

Sami Sermaxhaj është prezantuar zyrtarisht trajner i Kf “Drenica” në stadiumin “Bajram Aliu, në Skenderaj, gjatë orës 13:00.

Tekniku i njohur kosovar do ta zëvendësojë në krye të stolit Bledar Devollin i cili ka dhënë dorëheqje pak ditë më parë.

 

 

 

Sermaxhaj do të tentojë t’i shpëtojë ‘kuqezinjtë’ nga rënia drejt Ligës së Parë.

Drenica me 27 pikë ndodhen në pozitën e nëntë të renditjes, e cila i dërgon në një rang garash më poshtë.

/RTV-Okarina/