Sot Prokuroria e Hagës i kthen pajisjet që i morën gjatë arrestimit të Gucatit dhe Haradinajt

 

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale sot pritet të kthejnë materialin e konfiskuar gjatë bastisjes në selinë qendrore të OVL- UÇK.

Këtë e ka bërë ditur, Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së.

 

 

“Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, më kanë njoftuar se nesër 24.03.2021 në ora 10:00, do t’i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë me 25.09.2020, në të njëjtën ditë kur i arrestuan padrejtësisht kryetarin Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj”.

\RTV-Olarina\