Këta deputetë do ti zëvendësojnë deputetët që u bënë ministra

 

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar emrat e deputetëve të rinj që do t’i zëvendësojnë ata që u bënë ministra në Qeverinë Kurti 2.

Cakolli tha se me votimin e qeverisë, janë 12 anëtarë të kabinetit në ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.

“Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta. Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave.

 

 

KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”.

Këta janë emrat e deputetëve të rinj:

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:

Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi;

Arben Vitia – Enver Haliti;

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta;

Faton Peci – Gramos Agusholli;

Liburn Aliu – Alban Bajrami;

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti;

Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj;

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi;

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi;

Fikrim Damka – Enis Kervan;

Elbert Krasniqi – Fridon Lala;

Emilija Redžepi – Samra Ilijazi

/RTV-Okarina/