Një femër ka sulmuar me një mjet të fortë bashkëshortin e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:53, në Mitrovicë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
\RTV-Okarina\