Albin Kurti sot zyrtarisht do ta marrë detyrën e kryeministrit, kjo ceremoni do të ndodhë në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 10:00.
Pas pranimit të detyrës së re, në ora 11:30 do të mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë.
Pastaj, kryeministri Kurti do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ora 13:00.
Po ashtu, zyra e kryeministrit bën të ditur se Kurti do të takohet edhe me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog. Takimi mes tyre do të fillojë në ora 14:30.
\RTV-Okarina\