13 marsi i vitit të kaluar ka shënuar datën kur u lajmëruan edhe rastet e para me Covid-19 në Kosovë.
E sot, për më shumë se një vit kemi 83 mijë e 612 raste pozitive.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të dyshuar për koronavirus janë testuar 389 mijë e 791.
Numri i rasteve të shëruar ka arritur në 68 mijë e 601, ndërkaq numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 1 mijë e 776 rasteve të vdekjes.
Numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635.
/RTV-Okarina/