Kancelari Kurz uron Kurtin

 

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, e ka uruar Albin Kurtin që është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se Austria do të vazhdojë të përkrah Kosovën në rrugën evropiane.

 

 

 

“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

\RTV-Okarina\