Kurti: Një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se puna fillon tani.

“Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.

Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë ë bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

Dhe puna fillon tani”.

\RTV-Okarina\