Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë kryeministër i Kosovës.
Rreth një vit pasi u zgjodh për herë të parë kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur sot për herë të dytë në krye të Qeverisë së Kosovës.
Qeveria Kurti 2 u votua me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim, raporton Insajderi. Të pranishëm ishin 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Në ekspozenë e tij para deputetëve, Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.
Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimit kanë nevojë për reforma.
Ndërkaq, seancën e lëshuan përfaqësuesit e opozitës. Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sot është parë një Qeveri e dytë e Kurtit.
Ai ka thënë se kanë pritur që mazhoranca nuk do të jetë arrogante dhe se ishte dashur të pritej koncensus për caktimin e seancës.